Aktualitet

Fier, zbardhet pas 11 vitesh vjedhja nën kërcënimin e armës

Pas 11 vitesh është zbardhur vjedhja nën kërcënimin e armës së zjarrit në një subjekt në Portëz të Fierit.

Policia njofton se në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmët” për rastin e vjedhjes e kryer në vitin 2012 është bërë e mundur zbardhja dhe dokumenti me prova ligjore i këtij rasti si dhe kapja dhe ndalimi i një prej autorëve të tij, konkretisht 46-vjeçarit me iniciale Zh. (Sh.) D., banues në Patos.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 60 000 Lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Fier #zbardhet #pas #vitesh #vjedhja #nën #kërcënimin #armës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button