Aktualitet
VIDEO / “Në të mirë e në të keq”, nusja ecën në altarin e përmbytur nga tufani

As tufani nuk ka mundur të ndalojë kurorëzimin e dy të rinjve.
Një çift në Filipine ka vazhduar me ceremoninë e martesës pavarësisht përmbytjeve për shkak të tufanit Doksuri ditën e diel.
“BBC” ka ndarë disa pamje ku nusja, e veshur me fustan të bardhë e vello shihet duke ecur drejt altarit të përmbytur. Familjarët dhe të ftuarit e tjerë sillen rreth kishës me çizme llastiku e sandale.
Tufani Doksuri, i quajtur nga vendasit Egay ose Fajkoi ka shtuar shirat musonikë dhe ka shkaktuar përmbytje në rajonin Bulacan.
/a.r
#VIDEO #Në #të #mirë #në #të #keq #nusja #ecën #në #altarin #përmbytur #nga #tufani