Tech

Rrezikoi jetën e plazhistëve me motor ujit, gjobitet me 110 mijë lekë drejtuesi

Një drejtues i një Jet Sky është gjobitur me 110 000 lekë të rinj pasi ka rrezikuar  jetën e plazhistëve duke lundruar me mjetin e tij.

Policia bën me dije po ashtu se është bllokuar dhe mjeti lundrues.

“Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bllokuar mjetin lundrues Jet Sky. Drejtuesi i këtij mjeti lundrues u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë të rinj, për lundrim në zonë të ndaluar, dhe me masën administrative 10 000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni”- njofton policia.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

/f.stafa

#Rrezikoi #jetën #plazhistëve #motor #ujit #gjobitet #mijë #lekë #drejtuesi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button