Aktualitet
Maliq/ Vrau gruan dhe hodhi në një gropë septike, gjendet i vetëvrarë autori

Gjendet i vetëvarur 55-vjeçari që vrau gruan mbrëmjen e së shtunës në Maliq dhe e hodhi në një gropë septike.
Gjergji Mullolli u gjet i vetëvrarë gjatë kërkimeve nga policia në afërsi të banesës.
Sipas informacioneve të policisë, Mullolli ekzekutoi mbrëmjen e së shtunës bashkëshorten e tij 46-vjeçare, nënë e tre fëmijëve dhe më pas e hodhi atë në një grupe të ujërave të zeza. Çifti ishte në proces divorci.
Menjëherë pas bërjes publike të ngjarjes, policia nisi hetimet për kapjen e autorit.
/f.stafa
#Maliq #Vrau #gruan #dhe #hodhi #në #një #gropë #septike #gjendet #vetëvrarë #autori