Tech

Aktori Genc Fuga operohet në spital privat, Shehu: QSUT s’kryen disa ndërhyrje urgjente, shteti bën strucin

Deputeti i opozitës, Tritan Shehu ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga, i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe u mblodhën 19 mijë euro që të operohej në spitalin amerikan. Në një postim në Facebook, Shehu denoncon se disa raste për jetë a vdekje nuk realizohen në QSUT. Ai thotë se ky është një turp dhe se në të tilla raste shteti duhet të kompensojë për pacientin pagesën e ndërhyrjes në spitalin privat.

Postimi i plote i Tritan Sehut

Kriminale t’i thuash pacientit “O paguaj o vdis”!

Nje “Deja vu” cfare ndodh me artistin Fuga, nje ngjarje e perseritur, per qindra shqiptare tashme.

Nje shkelje e rende e Kushtetutes, te drejtave universale.

Eshte vetem nje simptom i degradimit te “Shendetesise falas” te Rilindjes.

Ne te vertete e kam ngritur pa nderprerje kete ballafaqim me vdekjen te pacienteve, por pa asnje pergjigje nga ky shtet.

Jane jo pak nderhyrjet e urgjences ekstreme jetesore, pra per jete ose vdekje, qe per turpin e sistemit nuk realizohen as ne QSUT.

Realizohen vetem te privati, me pagese ne dore nga pacienti.

Ndryshe Vdis!

Midis tyre eshte dhe trajtimi i “aksidenteve” akute e te renda cerebrale.

Pra kemi te bejme me nje urgjence ekstreme, detyre e shtetit per tu perballuar.

Fatkeqesisht shteti ne vend qe te ndertoje nje strukture te tere mbeshtetese urgjence, ben rolin e strucit, duke i thene pacienteve…

O paguaj o vdis.

Se pari eshte e pa pranueshme qe te tilla procedura mos te realizohen ne QSUT,

Turp kjo edhe per ate qender, sherbimet, qe se paku duhet te ngrene fort zerin e jo te heshtin si fija e barit.

Se dyti, per deri sa kjo te realizohet tek publiku, shteti duhet te rimbursoje 100 % te shpenzimeve privatit qe e realizon, duke e falenderuar ate.

Sepse ketu kemi te bejme me Jete ose Vdekje.

Duke i uruar sherim aktorit te njohur e vleresuar rolin e publikut dua te them:

Nuk mjafton vetem me kaq, jane shume e shume ata qe ne heshtje pesojne te tilla semundje e kane nevoje per ndihme.

Opinioni mjekesor, ai i pergjithshem duhet te ngreje fort e lart zerin per tu respektuar e vleresuar se paku Jeta e qytetareve.

 

/f.stafa

#Aktori #Genc #Fuga #operohet #në #spital #privat #Shehu #QSUT #skryen #disa #ndërhyrje #urgjente #shteti #bën #strucin

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button