Nëna e viktimës në Maliq: E pagoi kunata të më vriste çupën. E ka tërhequr zvarrë me çarçaf

Muezes Ferati, e ëma e viktimës Luiza Mullalli që u vra nga burri ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë tronditi Maliqin mbrëmjen e djeshme.
Në një intervistë për mediat, ajo tha se vajza e saj ishte me urdhër mbrojtje ndërsa shtoi se me bashkëshortin kishte probleme.
Ajo mes të tjerash akuzoi kunatën e vajzës se është përfshirë në ngjarjen e rëndë pasi sipas saj ajo ka dhënë urdhër për vrasjen e 46-vjeçares.
“Ishte në punë çupa. Nuk më mori në telefon fare. Pasdite më merr çupa nga Greqia e më thanë nuk e di se çfarë është bërë me çupën. Çupa ishte me urdhër mbrojtje. E ka tërhequr zvarrë me çarçaf. Është motra kriminele në Amerikë.
Ajo e ka paguar kriminelin dhe ma vrau çupën. Kishin probleme. Ai nuk donte as fëmijët. Ka një vajzë të martuar dhe një vajzë në moshën 20-vjeçe. Çupën e kanë gjet policët”- tha ajo.
Nëna e 46 vjeçares, Muazez Ferati shprehet se Gjergji duhet ta paguajë për atë që bëri ose do tu vërë zjarrin të gjithëve si familje.
“Të vraftë zoti, o kriminel i dreqit që nuk u përmbyse në aeroplan. si nuk ja vura zjarrin pleqve e të tërëve”, shprehet ajo.
/f.stafa
#Nëna #viktimës #në #Maliq #pagoi #kunata #të #më #vriste #çupën #tërhequr #zvarrë #çarçaf