Life Style

Krimi në familje/ Babai i 46-vjeçares: Kishte urdhër mbrojtje, Luiza kërkoi divorc për shkak të dhunës

Një ngjarje e rëndë ndodhi një natë më parë në Maliq, ku një 46-vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj, i cili më pas trupin e hodhi në gropën e ujërave të zeza. Luiza Mullalli, nënë e 3 fëmijëve, kishte marrë urdhër mbrojtje, pasi bashkëshorti i saj Gjergji Mullalli e dhunonte prej kohësh. Ka qenë i ati i 46-vjeçares që ka konfirmuar këtë detaj për mediat, duke thënë se urdhrin e mbrojtjes e kishte prej një viti.

“Erdhëm në shtëpi, mori djali se e kishte marrë në telefon për të biseduar. Më mori djali në telefon më thotë hajde se s’ma ngre telefonin se kushedi ca ka ndodhur. Erdha në shtëpi, erdhi djali në shtëpi, lajmëruam policinë, kërkuam vërdallë derisa e gjetën ata të policëve. E kishte hedhur nga veranda. Na ndaluan policët. Se pamë më deri. Kishin konflikte, kishte 1 vit me urdhër mbrojtje. E dhunonte vajzën dhe mori urdhër mbrojtje”, thotë i ati Avzi Ferati.

I ati thotë se Gjergji Mullalli kishte tentuar t’ia vriste vajzën edhe më parë. Madje, ai shprehet se 55-vjeçari e kishte ndjekur kohët e fundit Liza Mullallin rreth dy ose tre herë në punë.

“Një ditë gjeti shtëpinë hapur, më merr në telefon më thotë kishte hy njeri brenda por se di kush. Para 3 ditësh, lajmëroi policinë. S’e kishte gjetur brenda dhomë. Në punë e kishte ndjekur nja 2-3 herë. E ndoqi për t’i thënë pse më ndjek mbrapa, ai kishte ikur. Vajza e kërkoi divorcin, se e dhunonte gjithnjë ai. Kishte vajtuar tek çupa tjetër në Greqi, ai e goditi deshte ta mbyste. Kishte shpëtuar vajza nga duart. Nuk është dënuar ndonjëherë”, thotë ai.

Për shkak të dhunës së vazhdueshme që bashkëshorti ushtronte ndaj saj, Luiza Mullalli kishte kërkuar divorcin. Ka qenë djali i saj që ka njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa 55-vjeçari pas krimit është larguar dhe është ende në kërkim.

/f.stafa

#Krimi #në #familje #Babai #46vjeçares #Kishte #urdhër #mbrojtje #Luiza #kërkoi #divorc #për #shkak #të #dhunës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button