Lazio, problemi nuk ishte Tare. Luftë e ftohtë mes Sarri e Lotito: “Ka thënë jo për Fred e Lo Celso”

Çështja Luis Alberto duket se është lënë prapa, megjithatë klima te Lazio nuk është aspak e qetë. Protagonistë janë Claudio Lotito dhe Maurizio Sarri. Mes të dyve, raporton Il Messaggero, është duke u zhvilluar një luftë e vërtetë e ftohtë. Arsyeja? Fushata e dobët e përforcimit të bardhekaltërve, të cilët kanë humbur një shtyllë si Milinkovic-Savic në mesfushë. Me përjashtim të Castellanos, i cili erdhi me rolin e zëvendësuesit të Immobile, kryeqytetasit dukeshin një hap larg marrjes së Sow. Ndërhyrja e Sevilla në garë për lojtarin ndërlikoi planet e drejtuesve bardhekaltër.
Largimi i Igli Tare, asnjëherë dakord me teknikun Sarri u duk se mund të sistemonte gjërat. Por nuk ndodhi kështu. Hendeku mes presidentit dhe teknikut u krijua pikërisht për shkak të synimeve në merkato. “Për Fred, ashtu si për Lo Celso më tha jo”, është versioni i Lotito. Sarri, është e vërtetë, ka emra të tjerë për mesfushën. Ish-trajneri i Chelsa, konfirmon numri një i bardhekaltërve, “është i fiksuar pas Ricci dhe Zielinski. E po i rrit çmimin dikujt që është në skadencë dhe as që dëshiron të vijë tek ne”. Të gjitha, shigjetime për teknikun Sarri. Ai, në Auronzo di Cadore, zgjodhi qëllimisht të mos fliste me shtypin për të shmangur shkaktimin e kaosit.
Lexo më tej: Sarri me probleme personale, Lotito i bën premtimin: Lazio në mbështetje të Marcos Antonio
RRËFIMI I TEKNIKUT NDAJ LOJTARËVE
Që marrëdhënia është në prag të thyerjes vërtetohet edhe nga një frazë e trajnerit për grupin e skuadrës: “Po rri për ju, të japim gjithçka. Nuk kam gjetur kurrë një grup si ky. Më keni dhënë gjithçka edhe në këtë kamp stërvitor”. Disa goditje në merkato mund të rikthejnë qetësinë, para takimit që Sarri ka kërkuar me Lotito. Një takim i shumëpritur, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim në Formello. Ndërkohë Sow, i cili dukej i sigurtë, ka rritur pretendimet. Me propozimin e Sevilla në dorë, ai kërkon më shumë se 2.5 milionë për të zbritur në kryeqytet.
#Lazio #problemi #nuk #ishte #Tare #Luftë #ftohtë #mes #Sarri #Lotito #thënë #për #Fred #Celso
Lapsi