Aktualitet

Nga burgu, L-Gante në këngën e tij fyen rëndë Mauro Icardi: “Brinari nga Stambolli mohon gjithçka”

L-Gante

Prej kohësh nuk ishte dëgjuar për të, edhe sepse prej një muaji e gjysmë është i burgosur për veprën penale të heqjes së padrejtë të lirisë, të rënduar nga përdorimi i armës, kanosje e lehtë dhe mbajtje pa leje e armëve të zjarrit. Megjithatë, befas reperi argjentinas L-Gante, i cili u përfol muaj më parë për një lidhje, asnjëherë të konfirmuar plotësisht, me Wanda Nara, është rikthyer fuqishëm në kopertinë. Në fakt, në burg ai është duke punuar për këngën e tij të re, nga e cili është publikuar edhe një pjesëz e vogël. Prej saj, një strofë në vargjet e publikuara nuk i ka shpëtuar medias argjentinase. Një goditje e fortë për Mauro Icardi.

Ndërsa Wanda Nara dhe Mauro Icardi kanë të tjera shqetësime, të shkaktuara kryesisht nga gjendja e saj shëndetësore, reperi L-Gante në këngën e tij të re rikthehet të flasë për marrëdhënien e tij me gruan e futbollistit. E në këtë pikë, reperi hedh helm kundër “rivalit të tij në dashuri”, sulmuesit të Galatasaray. Në fakt, portalet e specializuara argjentinase nuk mund ta anashkalonin strofën e këngës së reperit të ri. Dukshëm një sulm frontal ndaj ish-kapitenit të Inter. Zbulimi vjen nga llogaria zyrtare e Gossipeame.

Lexo më tej: Nga “ka mbaruar prej dy muajsh” te “e dua Mauron”. Wanda i ngatërron gjërat fare: “L-Gante? Shok pune”


VARKU FYES PËR FUTBOLLISTIN

Në këngën e re L-Gante duket se aludon për faktin se ndërsa Icardi ishte në Stamboll, ai dhe Wanda Nara po kënaqeshin të lumtur në Argjentinë. Shprehja e përdorur nga reperi në këtë kuptim është mjaft elokuente: “Ecim gjithmonë me shpejtësi e brinari tjetër mohon gjithçka nga Stambolli…”. Një varg që me siguri nuk do të kalojë pa u vënë re dhe që sipas të gjitha gjasave do të ngrejë një polemikë të re. Edhe pse për momentin Wanda dhe Mauro kanë gjëra të tjera, më të rëndësishme, për t’u kujdesur.

#Nga #burgu #LGante #në #këngën #tij #fyen #rëndë #Mauro #Icardi #Brinari #nga #Stambolli #mohon #gjithçka

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button