AktualitetDurresi Sot

Sako: Bulevardi Epidamnit do të jetë pedonale.

🔴 NJOFTIM 🔴

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik Bashkia e Durrësit njofton të gjithë qytetarët se bulevardi Epidamn do të kthehet në një hapësirë pedonale gjatë gjithë muajit Gusht me qëllim që të lehtësohet lëvizja e këmbësorëve si e qytetarëve ashtu edhe e vizitorëve të shumtë që vijnë në qytetin tonë për të kaluar pushimet.

Për këtë qëllim njoftojmë se:

❌🚗 Ndalohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve në bulevardin Epidamn (Segmenti Rrugor nga Prefektura deri tek Torra Veneciane), 🗓️ nga data 01.08.2023 deri më datë 31.08.2023, prej orës 19.00 – 23.00.

Për ti ardhur në ndihmë fluksit të automjeteve, referuar kësaj periudhe (1 – 31 Gusht 2023), do të bëhen ndryshimet e akseve rrugore, sipas kësaj planvendosje:

📍 Rruga “Karl Topia” dhe rruga “Gjergj Komnino”, me një sens lëvizje (ngjitja drejt Vilës së Zogut).

📍 Rruga “Telha Çela” dhe rruga “11 Dëshmorët e Stanit”, me një sens lëvizje (zbritja në drejtim të Muzeut të Dëshmorëve).

📍 Rruga “Anastas Durrsaku” (Segmenti nga Kisha Ortodokse – Shkolla Gjergj Kastrioti), ndalim parkimi i automjeteve.

📍 Rruga “Hysen Matlija” dhe Rruga “Mbretëresha Teuta” (Shkolla Italiane), ndalim parkimi i automjeteve nga një krah lëvizje.

Ftojmë të gjithë qytetarët që të lënë makinat dhe të shijojnë shëtitjet në këmbë në bulevardin kryesor të Durrësit në këto mbrëmje verore. 🚶‍♀️🚴‍♂️

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button