Aktualitet

Porosia për vrasjen/ Pse u konfliktua Pëllumb Gjoka me Kleanthi Musabelliun

kleanthi musabelliu

Në përgjimet e francezëve në aplikacionet Encro dhe SKY janë zbuluar disa porosi për vrasjet në Shkodër dhe në Tiranë. Kështu Bajrat vranë në Shkodër Gjin Boriçin për llogari të Ervis Martinajt, ndërsa vetë Martinaj do të merrte përsipër vrasjen e Kleanthi Musabelliut në Tiranë për llogari të Bajrave. Këto e donin të vrarë Musabelliun me porosi të Pëllumb Gjokës, biznesmen, investitor strategjik nga Shkodra.

Por si kishte lindur konflikti mes Pëllumb Gjokës dhe Kleant Musabelliut? Ky i fundit ishte oficer i shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në vitin 2017. Por ai ka qëlluar biznesmenin Pëllumb Gjoka duke e lënë të plagosur.

Sipas Musabelliut, ai kishte shkuar për t’u sqaruar me Gjokën, pasi fëmijët e tyre ishin zënë me njëri-tjetrin. Por, biznesmeni së bashku me disa persona të tjerë e kanë qëlluar me grushte. “Në këtë moment kam nxjerr armën dhe me sa mbaj mend kam qëlluar në ajër.” – u shpreh Musabelliu.


Sherri ndodhi pranë Pazarit të Ri, ku Musabelliu qëlloi me pistoletë në këmbë ish-pronarin e “Rozafës”, Pëllumb Gjoka.

#Porosia #për #vrasjen #Pse #konfliktua #Pëllumb #Gjoka #Kleanthi #Musabelliun

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button