Tech

SPAK zbardh vrasjet e bujshme në Shkodër: Nga ekzekutimi i Boriçit, te atentati ndaj Taulant Pepajt

Në megaopracionin e fundit të zhvilluar nga SPAK janë zbardhur dhe identifikuar autorët e disa vrasjeve dhe atentateve të kryera në Shkodër.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e B.K.H.-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale të ndodhura si më poshtë:

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së shtetasit Gjin Boriçi Ndoji, ndodhur në Shkodër në muajin gusht të vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar të vrasjes së mbetur në tentativë të shtetasit Taulant Pepaj, ndodhur në Shkodër në muajin shkurt 2021.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasit Kleanth Musabelliut ndodhur në Tiranë gjatë vitit 2020.

• Identifikimi i autorëve të dyshuar në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e shtetasve Dorjan Dhuli, Ibrahim Licit dhe G. T., ndodhur gjatë vitit 2020.

GJKKO ka lëshuar 15 urdhër arreste, ndër të cilët 6 të arrestuar. GJKKO ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për 15 shtetas të dyshuar si autorë të kryerjes së veprave penale.

Konkretisht për shtetasit Behar Bajri; Ervis Martinaj; Pëllumb Gjoka; Edmond Preka; Ardit Hasanpapaj; Astmer Bilali; Elion Hato; Oltion Bistri; Xhevahir Lita; Denis Brahoviç.

/f.stafa

#SPAK #zbardh #vrasjet #bujshme #në #Shkodër #Nga #ekzekutimi #Boriçit #atentati #ndaj #Taulant #Pepajt

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button