Aktualitet

Sekuestrohen 10 milionë euro pasuri të biznesmenit të vrarë në Laç, Ndue Gjergji

Rreth 10 mln euro pasuri të biznesmenit të vrarë në 2020, Ndue Gjergji janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës. Bëhet fjalë për Paulin Markun, i njohur edhe si Ndue Gjergji i vrarë në qershor të 2020 në Laç nga persona të maskuar me uniforma policie.

Me akuzën se këto pasuri janë të përfituara nga trafiku i drogës, janë sekuestruar 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 dyqane, 1 vilë dhe një licencë për transport udhëtarësh.

Paulin Marku, i njohur edhe me emrin Ndue Gjergji sipas akuzës, para vrasjes ka qenë pjesë e një grupi kriminal i cili aktivitet kryesor kishte trafikimin e lëndëve narkotike. Prokuroria thotë se ka identifikuar pasuritë e tij të cilat nuk justifikohen nga dhe dyshohet se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria kriminale që ka kryer i dyshuari.

Pasuritë e sekuestruara:

  1. 11 garazhe,
  2. 18 apartamente,
  3. 1 truall,
  4.  2 njësi,
  5. 1 vilë,
  6. licencë për transport udhëtarësh,
  7. 3 shoqëri aksionere,
  8. 1 kazino
  9. 9 automjete

Paulin Marku ndodhej në një lokal mbrëmjen e 30 majit 2020 bashkë me shtetasin Bujar Hasani i njohur edhe me mbiemrin Lika, kur u ekzekutuan me 5 plumba. Kamerat e sigurisë fiksuan katër autorët, të maskuar dhe të veshur si police të cilët kanë lëvizur me një makinë tip ‘Golf 5’.

/f.stafa

#Sekuestrohen #milionë #euro #pasuri #të #biznesmenit #të #vrarë #në #Laç #Ndue #Gjergji

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button