Intrigë, apo betejë sponsorish? Al Nassr prezanton fanellat, por mungon Ronaldo

Al Nassr, një nga klubet më aktive në merkato në sesionin e verës, ka zbuluar fanellat për sezonin e ardhshëm. Imazh natyrisht emblemat e skuadrës, nga Brozovic te Telles, duke kaluar edhe nga Seko Fofana dhe Talisca. Fytyrat e reja dhe të “vjetra” të klubit kanë veshur fanellën e re, por me një mungesë të madhe që të gjithë e kanë vënë re: Cristiano Ronaldo. Çfarë ndodhi me portugezin? Kjo është pyetja më e postuar në Tëitter në rrjetet sociale. E gjitha në kohën kur CR7 po përballet me një problem të madh me Nike.
Në fakt, fanellat e Al Nassr janë prodhuar nga kompania amerikane, për të cilën CR7 ka qenë imazhi që nga viti 2003. Pikërisht me Nike, javët e fundit, marrëdhënia duket e plasaritur dhe jo pak. E bujshme ishte gafa e portugezit që mbajti për një pjesë loje, ndaj Celta Vigo, palestrinat ADIDAS.
Lexo më tej: Palestrinat Adidas, gafa që mund ti kushtojë Cristiano Ronaldos 147 milionë euro
Një gafë e bujshme, e cila mund të ketë tërbuar njerëzit e marketingut të markës amerikane. E mungesa e CR7 në videon promovuese të fanellave të reja të Al Nassr, me logon “Swoosh”, mund të konfirmojë ftohjen e madhe mes palëve. Ronaldo rrezikon tashmë të shohë marrëveshjen prej 147 milionësh të hidhet në erë.
It’s about Time!
AlNassr Home Kit 23-24 is here 🤩#BringTheInsideOut 💛 pic.twitter.com/6mWtXsIQgh— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) July 25, 2023
#Intrigë #apo #betejë #sponsorish #Nassr #prezanton #fanellat #por #mungon #Ronaldo
Lapsi