Emiratet e Bashkuara Arabe shpallin 3 ditë zie, ndahet nga jeta vëllai i presidentit Sheikh Al Nahyan

Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, vëllai i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundje kardiake.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpallur një periudhë zie 3-ditore duke filluar nga e enjtja, gjatë së cilës flamujt do të valëviten në gjysmështizë.
Krerët e shteteve nga e gjithë bota kanë dërguar mesazhe ngushëlluese për presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe familjarëve të tij, për humbjen e të dashurit të tyre.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Rama i shpreh mbështetjen të afërmve dhe miqve të sheikut për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“Ngushëllimet e mia më të thella për Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe familjes dhe miqve të tij të prekur nga lëndimi i ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, le të gjejnë forcë, rehati dhe ngushëllim në kujtimet e lëna nga i dashuri i tyre. Dërgimi i mendimeve për mbështetje dhe shërim gjatë kësaj kohe të vështirë”, shkruan Rama në Twitter.
#Emiratet #Bashkuara #Arabe #shpallin #ditë #zie #ndahet #nga #jeta #vëllai #presidentit #Sheikh #Nahyan