Vidhnin makina në vendin fqinj e i shisnin për pjesë këmbimi në Shqipëri, arrestohen 4 persona
Katër persona janë vënë në pranga, pasi trafikonin nëpërmjet kufirit të gjelbër me Maqedoninë e Veriut, mjete motorike të vjedhura, të cilat më pas i çmontonin dhe i shisnin për pjesë këmbimi në Shqipëri.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Passing”, u ndaluan Aleksandër Rira, Luis Durbaku, Adem Ademi dhe Marjo Hidri.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të mjeteve motorike, pas një hetimi 1-javor, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Passing”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi i shtetasve A. R., 21 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Librazhd; A. A., 44 vjeç, banues në Strugë, Maqedoni e Veriut; L. D., 19 vjeç dhe M. H., 23 vjeç, banues në fshatin Radokal, Pogradec.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas trafikonin mjete motorike nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, të cilat më pas i çmontonin dhe i shisnin për pjesë këmbimi në vendin tonë. Shërbimet e Policisë organizuan punën me qëllim lokalizimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të dyshuar që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi vidhnin mjete motorike në Maqedoninë e Veriut, i dislokonin ato në zonën e Strugës dhe më pas nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e fshatrave Rrajcë-Sutaj, i kalonin në territorin shqiptar dhe i çmontonin në qytetet e Elbasanit ose Tiranës, me qëllim shitjen e tyre si pjesë këmbimi.
Vijojnë hetimet për të kryer dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, si dhe për identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
#Vidhnin #makina #në #vendin #fqinj #shisnin #për #pjesë #këmbimi #në #Shqipëri #arrestohen #persona
Lapsi