Aktori i njohur i humorit Zef Deda, feston 73-vjetorin e lindjes
Zef Deda, aktori i madh i humorit shqiptar, feston sot 73-vjetorin e lindjes. Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.
Ai ka lindur në Shkodër më 27 korrik 1950 dhe ëhtë shkolluar në qytetin e tij të lindjes, dhe në politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Ai nisi shkollën e lartë për gjuhë-letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore.
Deda punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkelqyër psiko-fizike ai arrine të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë Shkodran.
Pas një shkeputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdon me shumë sukses.
Zef Deda është i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interprertuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.
Në mesin e shumë urimeve, i biri i tij Julian Deda i ka bërë një dedikim mjaft emocionues.
Aktori i njohur Julian Deda i ka kushtuar disa fjalë zemre babait të tij, me një foto ku duken së bashku të buzëqeshur.
Teksa i ka kujtuar se sa krenar është që ka një baba si Zef Deda, aktori i ka uruar jetë dhe shëndet babait të tij.
“Gëzuar ditëlindjen Big Boss….! Fati më ka mbajtur me hatër duke më bërë birin tënd, sepse ti e do të bukurën, dashuron familjen, për ty ka rëndësi dinjitetin dhe ndershmëria, ti adhuron jetën.
Sekreti yt është, pozitiviteti, të cilin ti e shpërndan ndër ne, pa kursim. Je krenaria e familjes sonë…! Të paçim me jetë e me shëndet…! Të dua fort Babo…!”.
#Aktori #njohur #humorit #Zef #Deda #feston #73vjetorin #lindjes