Aktualitet

Të dehur në timon dhe pa patentë, vihen në pranga 5 drejtues mjetesh në Tiranë

Pesë drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga policia rrugore e Tiranës, pasi u kapën në shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Konkretisht, tre persona janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur. Në pranga kanë rënë A. D., 27 vjeç, Sh. Ç., 47 vjeç dhe M. M., 55 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë një shofer 55-vjeçar, teksa po drejtonte makinën në gjendje të dehur, është përplasur me një motor me drejtues 28-vjeçarin me iniciale A.M, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i motorit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Ndërsa E. H., 33 vjeç, është vënë në pranga, pasi u kap duke drejtuar motorin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#Të #dehur #në #timon #dhe #patentë #vihen #në #pranga #drejtues #mjetesh #në #Tiranë

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button