Sport

Nga elektricist në portier në Champions League: historia e pabesueshme e Johansson

Johansson

Nga riparimi i abazhurëve në Norvegji te mbrojtja e shtyllave të një ekipi në Champions League. Gjithçka ndodhi në një çast, në më pak se dy muaj, për Jonathan Johansson. Portieri 31-vjeçar kishte vendosur të linte futbollin në vitin 2021 dhe t’i përkushtohej diçkaje tjetër: të ishte elektricist. Por në fund të majit erdhi mundësia për t’u rikthyer në fushë. Trajneri i Ki Klaksvik, klub i Ishujve Faroe, e thërret atë të nisë një aventurë të re në jetën e tij. Johansson pranoi dhe tani, pesëdhjetë ditë më vonë, ai mund të ëndërrojë shumë. Ekipi i tij eliminoi Ferencváros dhe tani është në raundin e dytë kualifikues të Champions League.

TELEFONATA QË I NDRYSHOI JETËN

Duket si një jetë më parë kur Johansson punonte ende si elektricist në Norvegji. Por kanë kaluar vetëm dy muaj. Portieri tregon për Gazzetta dello Sport arsyet pse kishte vendosur të varte dorezat: “Në vitin 2021 zgjodha të lë gjithçka dhe t’i përkushtohem diçkaje tjetër. Nuk kisha më motivime, futbolli më kishte mërzitur, më kishte zbrazur”. Por telefonata në fund të majit nga Magne Hoseth, trajneri aktual i Ki Klaksvik, i ndryshoi jetën. Me teknikun ai ishte takuar disa vite më parë në kohën e Notodden (skuadrës norvegjeze të kategorisë së dytë). Ashtu si atëherë, Jonathan e pranoi sfidën dhe u kthye të jetë portier.

Prej aty filloi përralla. Ki Klaksvik, skuadra e një fshati prej tre mijë banorësh në Ishujt Faroe, në raundin e parë kualifikues për Champions u përball me një kundërshtar shumë më të famshëm. Kampionët hungarezë Ferencváros, ku luante dy vite më parë Myrto Uzuni, kanë arritur më parë deri në fazën e grupeve. Një sfidë pothuajse e ndaluar, në letër për ishullorët. Por në vend të kësaj Ki Klaksvik, edhe falë pritjeve të Johansson, arriti të imponohej 3-0 pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë. Mbrëmjen e sotme do të luhet raundi i dytë kundër bashkatdhetarëve të Jonathan, Bollklubben Häcken. Johansson dhe shokët e tij kanë vetëm një qëllim: të vazhdojnë ëndrrën e tyre.


#Nga #elektricist #në #portier #në #Champions #League #historia #pabesueshme #Johansson

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button