Aktualitet

Arrestohet drejtesuesi i Prokurorisë së Kukësit, biznesmeni Gjoka si dhe disa policë

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit ku ka arrestuar policë, biznesmen dhe prokurorin e Kukësit. Operacioni u shtri në disa qytete, duke përfshirë Tiranën, Shkodrën e Kukësin. Sipas burimeve, Policia e Shtetit dhe SPAK ka kryer 6 arrestime.

Në prangat e policisë së shtetit ka rënë biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish drejtori i operacionales Olti Bisti dhe drejtesuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita. Ende nuk është konfirmuar se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona, por operacioni ka qenë shumë i gjerë dhe mund të jenë edhe persona të tjerë të arrestuar.

Ndërkohë sot në orën 10.00 në ambientet e SPAK do të mbahet Konferencë për shtyp lidhur me operacionin e përbashkët shqiptaro-italian. Nuk dihen ende detaje të hollësishme.

/f.stafa

#Arrestohet #drejtesuesi #Prokurorisë #së #Kukësit #biznesmeni #Gjoka #dhe #disa #policë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button