Aktualitet

Rrezikon përjashtimin/ Gaz Bardhi: Njerëzit e Bashës votuan Veliajn dhe nuk u përjashtuan!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Vulës, Gazment Bardhi rrezikon shkarkimin nga posti që mban pasi ka thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar për të anuluar zgjedhjet në 29 korrik, ku Basha planifikon të rizgjidhet kryetar.

Kryesia e Partisë i ka rrëmbyer vulën dhe e ka urdhëruar të paraqitet para Komisionit të Etikës për t’u tërhequr, por Bardhi i është përgjigjur Bashës flakë për flakë.

Akuzave se ai po bashkëpunon me Sali Berishën, Bardhi iu përgjigj duke i kujtuar Lulzim Bashës se ka mbështetur kandidatët e Berishës në zgjedhjet e 14 Majit, duke sjellë rastin e Zef Hilës. Për më tepër, Bardhi tha se ndër antarët e Këshillit Kombëtar, Basha ka ende njerëz që kanë deklaruar votën hapur pro Erion Veliajt, duke iu referuar Dritan Shanos.


“Kërkoni në Google, “unë do të votoj Veliajn këto janë 3 arsyet” dhe ju del se kush e voton Veliajn nga Këshilli Kombëtar që nuk është përjashtuar” tha Bardhi që më pas solli shembuj të shumtë që mbështetës të Bashës kanë bërë fushatë për kandidatët e Berishës, ndërsa sot këto qëndrime sillen si tradhëti dhe arsye për t’u përjashtuar.

Në një konferencë për mediat, Bardhi tha se Basha po sillet njësoj si Berisha me përjashtimet dhe me tentativat për ta sulmuar nga portale të caktuara. Ai tha se ndaj tij është përgatitur një fletërrufe nga “Byroja politike” me të cilën iu referuar Kryesisë së PD-së.

“Hallet personale mbaji në shtëpi” ishte fjalia me të cilën Bardhi iu drejtua Bashës, e njëjta fjali që u përdor dikur edhe për Sali Berishën.

Lexo edhe: Shifrat/ Basha do vulën e PD-së, po 2/3 e antarësisë i kanë firuar

Besoj se koha do ta tregojë se kush është duke bërë betejë për halle personale dhe kush po e bën për interesin e antarëve të PD-së. Shumë shpejt koha do ta tregojë” tha Bardhi.

#Rrezikon #përjashtimin #Gaz #Bardhi #Njerëzit #Bashës #votuan #Veliajn #dhe #nuk #përjashtuan

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button