Sport

Vrau ish-kunatën për pronën, Apeli i rrit dënimin me 5 vite burg Agron Tanushit

Agron Tanushi, i cili në vitin 2020 vrau ish kunatën Jetmira Hasani do të vuajë 28 vite burg. Gjykata e Apelit rriti sot me 5 vite burg dënimin për 33 vjeçarin që krimin e kreu pas konflikteve të pronësisë.

Ishin familjarët e viktimës që apeluan vendimin të pakënaqur nga vendimi i gjykatës së shkallës së parë që e dënonte me 23 vite burg.

Madje ata kërkojnë që 33 vjeçari të vuajë gjithë jetën në burg. E ëma e Jetmirës, një grua e moshuar që tashmë i duhet të kujdeset dhe për mbesën e saj, të mbetur pa nënë thotë se ka frikë nga hakmarrja. Dhe i bën apel shtetit që të mos përsëritet një rast si ai i Dan Hutrës, burrit që më 1 mars 2023 doli nga burgu e vrau tre gra brenda 1 orë.

“Sot në Gjykatë thamë të gjitha gjërat që ai na ka bërë. Njëherë na ka vrarë, kemi frikë kur të dalë. Nuk vranë një nuse por një ëngjëll. Dan Hutra u lirua e vrau tre gra” thotë nëna e moshuar e cila po rrit vetë vajzën e Jetmirës.

Nëna e Jetmira Hasani ishte në gjykatë për të dëgjuar masën e dënimit për atë që i vranë të bijën. Thotë se nëse do të ishte vetë gjyqtarja do e dënonte me burg për jetë pasi gjëma që i ka bërë është e madhe.

Jetmira Hasani u vra më 15 shtator 2020 në banesën e saj në Bathore të Tiranës. Krimi atëher u tha se ndodhi në sy të vajzës së saj 8-vjeçare.

Prej vitesh Jetmira kishte konflikte në shtëpi me kunatin e saj. Madje për shkak të konflikteve të shumta 34-vjeçarja kishte marrë urdhër mbrojtje e cila ishte vendosur më 15 korrik 2020. Pas krimit, Agron Tanushi ishte larguar së bashku me armën e vrasjes dhe disa orë më vonë ai u kap në Lushnje tek banesa e motrës së tij.Lajmi ne perditesim.

#Vrau #ishkunatën #për #pronën #Apeli #rrit #dënimin #vite #burg #Agron #Tanushit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button