Tech

“Nuk paguan”/ 4 pushues nga Kosova merren peng në garazhin e banesës, arrestohen 2 durrsakë

Katër shtetas nga Kosova janë mbajtur peng për gati 1 orë në garazhin e banesës në Durrës me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën e banesës ku ishin akomoduar.

Policia e Durrësit informoi se se në pranga ka rënë pronari i banesës i identifikuar si Dritan Kuçaj. 48 vjeç dhe Nexhmi Xhili, 49 vjeç të dy banues në Durrës.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të shtetasit Dritan Kuçaj me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin” informoi sot policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Report TV idenitifkon dy durrsakët e arrestuar pasi akuzohen se morën peng për gati 1 orë 4 shtetas të Kosovës me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën e akomodimit të banesës që e kishin marrë për pushime.

Të arrestuar janë Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe  Dritan Kucaj. 48 vjeç.

/f.stafa

#Nuk #paguan #pushues #nga #Kosova #merren #peng #në #garazhin #banesës #arrestohen #durrsakë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button