Tech

EMRI/ Vodhi dy makina në Tiranë dhe u përfshi në aksident, ja kush është 32-vjeçari

Florjan Fejza është 32-vjeçari që u arrestua pasditen e sotme nga policia, pasi vodhi 2 makina në një hark të shkurtër kohor. Në rastin e makinës së parë me të cilën bëri aksident, policia e kuptoi se e kishte vjedhur pasi kishte shkuar për ndihme mjekësore në Spitalin e Traumës.

Gjatë kësaj kohe në polici mbërriti denoncimi që makina ishte vjedhur. Kur policia u rikthyer për ta pyetur, konstatuan se ishte larguar nga spitali. Vetëm disa minuta më vonë u dha alarmi për një tjetër mjet që ishte vjedhur te Trauma.

Në ndjekje shkaktoi një tjetër aksident në autostradë. 32-vjeçari rezulton se është me sëmundjen e epilepsisë dhe ishte në gjendje të dehur kur ka kryer vjedhjet e makinave. Akoma nuk është pyetur për të kuptuar më shumë rreth shkaqeve që e detyruan të kryej vjedhjen e makinave.

 

/f.stafa

#EMRI #Vodhi #makina #në #Tiranë #dhe #përfshi #në #aksident #kush #është #32vjeçari

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button