Aktualitet
Bllokimi i Bashës/ Gaz Bardhi thërret të enjten Këshillin Kombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të vulës, Gazment Bardhi ka thirrur Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike ditën e enjte në orën 19:00. Ky vendim i Bardhit erdhi pas kërkesës së 7 deputetëve të PD që kërkuan mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të ndalur farsën me zgjedhjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Basha ka planifikuar të rizgjidhet kryetar i PD-së të shtunën në datën 29 Korrik në një garë false me Gjergji Hanin.
Pasi mësoi për nismën e deputetëve, Basha urdhëroi mbledhjen e kryesisë dhe prodhimin e një vule të re që do ta mbajë Sekretari për Çështjet Ligjore Indrit Sefa.
#Bllokimi #Bashës #Gaz #Bardhi #thërret #të #enjten #Këshillin #Kombëtar
Lapsi