Aktualitet

Sherri për vulën e PD, Gjana: E mban zyra e protokollit, jo në xhepin e Sekretarit të Përgjithshëm

Gjana ka folur edhe për vulën e PD-së që është kthyer në mollë sherri në PD. Sipas tij vula qëndron në zyrë protokolli e në arkiv dhe nuk e mban Sekretari i Përgjithshëm.

“Sa për vulën, më vjen keq por unë nuk mendoj se vlen për audiencën, për publikun. Vula e PD si vula e çdo institucioni publik, ka një zyrë protokolli dhe arkive. Vula në dijeninë time ka qëndruar në zyrën e protokollit. Se mban as Sekretari i Përgjithshëm, as kryetari. Rri në protokollin e institucionit. E dini pse e morëm vendimin, sepse po vinte momenti për zgjedhjen dhe rezultoi që s’kishim më vulë dhe natyrisht do e krijonim. Me duket e ulët ta marrësh vulën në xhep .Më vjen keq që Bardhi ka shkuar në këtë veprim që thotë se vula është këtu. Ne po prodhojmë një vulë tjetër.

/f.stafa

#Sherri #për #vulën #Gjana #mban #zyra #protokollit #në #xhepin #Sekretarit #të #Përgjithshëm

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button