Aktualitet

Zgjedhjet e 29 korrikut në PD/ Gjana: Do të votojnë 25 mijë anëtarë, s’ka kushtëzim statutor për numrat

Deputeti demokrat, Jemir Gjana është prononcuar pas mbledhjes së Këshillit Zgjedhor në PD për zgjedhjet e 29 korrikut. Sipas tij, tkurrja e listës së anëtarëve me 25 mijë nga 75 mijë që kanë qenë, nuk ka asnjë shkelje. Sipas tij kjo listë është tërësisht statutore.

“PD ka patur në dijeninë time, dikur edhe 120 dhe 12000 anëtarë. Ka patur një listë me 75 mijë anëtarë në 2021 nga të cilët të gatshëm për t’u bërë pjesë 40 mijë natërë. S’ka kushtëzim statutor që të bëjë llogaritë. Sot, lista zyrtare që do të dërgohet është 25 mijë. Analizat e tjera keni të drejtë t’i bëni po… Këto teori me teza shumicash dhe pakicash nuk i shërbejnë askujt dhe asgjëje. Kaq është numri i anëtarëve të cilët janë verifikuar.”- tha ai.

Pyetjes së Danjela Malokut sesi është bërë ky verifikim për listën e anëtarëve thotë se nuk mund të bëhen pjesë demokratë që kanë qenë pjesë e një grupimi tjetër politik.

“Procesi vlen dhe është legjitim. Secili ka të drejtën të luajë më shifra. E vërteta ëhstë. Duke kontaktuar anëtarët e PD. Jo nuk janë kontaktuar të 75 mijë. Sepse pjesa e angazhuar në zgjedhjet e fundit në një grupim tjetër politk e parti të tj politke, njëra zyrtare e jo zyrtare nuk mund të jenë pjesë e votimit.”-tha ai.

/f.stafa

#Zgjedhjet #korrikut #në #Gjana #të #votojnë #mijë #anëtarë #ska #kushtëzim #statutor #për #numrat

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button