Puthja me Luiz Ejllin/ Olta Gixhari: Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua

Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka rrëfyer për përjetimet e filmit, rolin e saj, si edhe për të kohën që iu rikthye xhirimit për filmin e ri që do të aktrojë së bashku me Luizin. Olta u pyet edhe për puthjen me Luizin, përgjigja e saj nuk mund të ishte ndryshe.
“Unë në të gjithë filmat që kam rol, unë jam puthur. Pse nuk duhet të puthesha në këtë film? Siç e thashë edhe më lart, unë jam në zonën time, jam aktore, di shumë mirë të ndaj rolin nga jeta e vërtetë. Në momentin që qëllimi justifikon mjetin, mua më duhet ta kryej atë veprim.
Puthja në film ka 1000 siklete, është teknike, mbaroi çaku, unë e harroj ç’ka ndodhur. Një puthje në film është njësoj si një ecje për mua”. – tha ajo.
/f.stafa
#Puthja #Luiz #Ejllin #Olta #Gixhari #Një #puthje #në #film #është #njësoj #një #ecje #për #mua