Aktualitet

Kreshnik Spahiu: 5 avantazhet që kishte opozita në Rrogozhinë. Tani ka kompleksin se s’fiton zgjedhjet as…!

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar zgjedhjet në Rrogozhinë, ku fitues doli Edison Memolla.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Spahiu theksoi se opozita kishte disa avantazhe nga të cilat mund të përfitonte që të fitonte zgjedhjet.

Kreshnik Spahiu: Në Rrogozhinë opozita shkonte me 5 avantazhe në raport me qeverinë.

Avantazhi i parë ishte vetë përsëritja e zgjedhjeve  që konsideronte që fitorja e socialistëve kishte qenë e parregullt.

Avantazhi i dytë ishte zhvillimi i sezonit turistik, ku ka një numër të lartë emigrantësh që vijnë në këtë sezon, ku vota e emigrantëve mund të rriste numrin e votave.

E treta, vihej pas skandalit të Safet Gjicit, të një modeli negativ nga zgjedhjet e 14 majit.

Një avantazh tjetër ishte që fusha opozitare ishte lënë bosh.

Nëse opozita deri dje ka pasur një kompleks se nuk fitonin zgjedhjet me Ramën, tani po i çelin një problem tjetër vetes, se mund të jenë në garë  për 12 vjet me Erion Veliaj./m.j

#Kreshnik #Spahiu #avantazhet #që #kishte #opozita #në #Rrogozhinë #Tani #kompleksin #sfiton #zgjedhjet #as..

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button