“Plakë në menopauzë”, Shakira e poshtëruar nga Piquè e Clara Chia

Ka kaluar pak kohë nga ndarja përfundimtare mes këngëtares Shakira dhe ish-mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Piquè. Por pavarësisht gjithçkaje, shigjetimet duket se nuk mbarojnë kurrë. Tani vjen një goditje e shëmtuar kundër yllit të popit, që natyrisht nuk e pëlqeu aspak. E përfshirë është edhe e dashura e re e ish-mbrojtësit, Clara Chia. Ja për çfarë bëhet fjalë.
Gerard Piquè është tashmë një çift i qëndrueshëm me bukuroshen Clara Chia. E reja, për më tepër, nuk ka frikë të hedhë gjemba helmues ndaj këngëtares kolumbiane. Sipas thashethemeve të fundit të raportuara nga mediat, miqtë e Clara Chia dhe ajo vetë i kanë vënë yllit të popit një pseudonim të shëmtuar: “Plakë në menopauzë” por edhe “shtrigë”. Shakirës nuk i pëlqente aspak të etiketohej në këtë mënyrë dhe e ka paralajmëruar menjëherë Piquè se nëse do të vazhdonin ta thërrisnin në këtë mënyrë, do të duhej të merrte masa ligjore.
Lexo më tej: Video/ Piqué, tallet për ndarjen nga Shakira: “Për administrim krize, mund të jap ndonjë leksion”
Por Shakira nuk është më pak për sa i përket pseudonimeve. Në fakt, kolumbianja së bashku me fëmijët e saj kanë gjetur një pseudonim për Clara Chia. Sipas mediave, këngëtarja lejon që fëmijët e saj ta quajnë të dashurën e Pique “punonjëse e babit”. Në fakt, e reja punon në një nga kompanitë e ish-mbrojtësit të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle. Një betejë nofkash që nuk bën askënd të duket bukur.
#Plakë #në #menopauzë #Shakira #poshtëruar #nga #Piquè #Clara #Chia
Lapsi