Aktualitet
Shpërthim në portën e një banese në Shkodër, në kërkim autori

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në portën e një banese në Shkodër. Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orën 03:45 minuta në portën e jashtme të banesës së Sokol Shpendit, 52 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tomë Kola”, ku është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse para portës, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar vetëm është prishur një pjesë e jashtëm e portës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
#Shpërthim #në #portën #një #banese #në #Shkodër #në #kërkim #autori
Lapsi