Aktualitet

Asgjësohen bimë kanabis në malësinë e Krujës, nuk dihen autorët

Rreth 609 bimë kanabisi janë gjetur në malësinë e Krujës, gjatë kontrolleve të kryera me dron në kuadër të operacioneve anti-drogë. Kultivuesit e bimëve narkotike nuk dihen ende.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 31-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 609 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 955 bimë narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.


#Asgjësohen #bimë #kanabis #në #malësinë #Krujës #nuk #dihen #autorët

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button