Life Style

Përfundon numërimi në Rrogozhinë/ Edison Memolla i PS-së fiton me mbi 1700 vota diferencë

Rrogozhina ‘shuplakë’ më të fortë koalicionit Berisha-Meta!

Edison Memolla i PS-së fiton me 1500 vota diferencë kundrejt Shkëlqim Hoxhës! Partia Socialiste ka fituar edhe më bindshëm në zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë. Qytetarët e saj i dhanë në këtë mënyrë një ‘shuplakë’ edhe më të fortë koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta. Memolla i PS fitoi me 1500 vota diferencë ndaj kandidatit të djathtë.

Që në orët e mëngjesit të ditës se djeshme, drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike kishin zbarkuar në Rrogozhinë, duke thyer te gjitha udhëzimet e KQZ. Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Mylsym Murrizi, Oerd Bylykbashi etj, bashkë me mbështetës u vu ë re pranë qendrave të votimit edhe pse Kodi Zgjedhor e ndalon një gjë të tillë pasi intimidon votuesit.

Nga ana e Partisë Socialiste situata ishte e qetë. Drejtuesi politik i qarkut Tiranë, Erion Veliaj e ndoqi procesin nga selia e PS në Tiranë.

 

/f.stafa

#Përfundon #numërimi #në #Rrogozhinë #Edison #Memolla #PSsë #fiton #mbi #vota #diferencë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button