Tech

“Shqipëria, vendi që i ka të gjitha”, Deutsche Welle e krahason me Maldivet, Kroacinë e malet e Zvicrës

”Këtu nuk janë Maldivet. Këtu nuk është Skocia apo Norvegjia, as Zvicra. Kjo është Shqipëria. Vendi që i ka të gjitha këto dhe më shumë se kaq. Një nga sekretet e ruajtura më mirë në Europë.”

Me këto fjalë e nis dokumentarin e saj rreth e rrotull Shqipërisë gazetarja e Dojçe Veles, Astrid Benolken. Ajo vë në dukje se për një kohë të gjatë Shqipëria nuk shihej me sy të mirë nga të huajt. Konsiderohej si një vend i varfër, i pazhvilluar dhe me kriminalitet. Por gjatë viteve të fundit, gjithnjë e më shumë turistë po vijnë në këtë vend. Astrid e nis nga kryeqyteti Tirana.

“Këtu takohet Shqipëria e Veriut me atë të Jugut, tradita me modernen, natyra me jetën e natës. Tirana është zemra e Shqipërisë, sheshi ”Skënderbej” ndodhet në qendër të saj. Pavarësisht jetës dinamike, shqiptarët gjithmonë gjejnë kohë për të pirë një kafe. Nuk është çudi pse nuk gjen një qytet tjetër në Europë me kaq shumë kafene për numër banorësh.”

Për gazetaren e Dojce Veles, kur je në Shqipëri duhet të sillesh si një shqiptar duke e nisur ditën me një kafe e më pas ajo zgjedh të marrë një makinë me qira për të vijuar udhëtimin e saj.

“Rregulli më i rëndësishëm për të udhëtuar: Mos hezito t’i biesh borisë. Shqipëria kurrë nuk ka qenë e begatë në një periudhe të caktuar, madje në vitet ’90 vendi ra në krizë ekonomike dhe si rrjedhojë shumë njerëz humbën kursimet e tyre. Por, ka qenë gjithmonë e pasur me njerëz kreativë dhe zona të bukura. Edhe romakët e vjetër thanë: O zot, sa bukur është këtu dhe vendosën të qëndrojnë. Ky amfiteatër këtu në Durrës të kujton atë periudhë.”

#Shqipëria #vendi #që #të #gjitha #Deutsche #Welle #krahason #Maldivet #Kroacinë #malet #Zvicrës

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button