Aktualitet

“Do të vras”/ Telefonata në polici shpëton gruan, policia i vihet pas burrit

Sherr për prona në Prrenjas, goditet me sende të forta 40-vjeçari

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ushtronte vazhdimisht dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë për jetën, shpallet në kërkim 64-vjeçari.

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armë gjahu dhe municion luftarak.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallen në kërkim shtetasin Gj. Gj., 64 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kanosur se do ta vriste.

Pas denoncimit nga bashkëshortja, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit Gj. Gj., i cili është larguar me shpejtësi sapo ka kuptuar që ishte njoftuar Policia.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe u sekuestruan një armë gjahu me 16 fishekë pa leje, si dhe 102 fishekë të tjerë për armë zjarri model 56.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Gj. Gj. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#të #vras #Telefonata #në #polici #shpëton #gruan #policia #vihet #pas #burrit

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button