Aktualitet

Drake: Arsyeja pse nuk dua të martohem

Drake ka zbuluar së fundmi arsyen pse nuk është martuar, teksa foli për jetën e tij të dashurisë.

Duke u shfaqur në “The Really Good Podcast with Bobbi Althoff” të enjten, krijuesi i hitit “Hotline Bling”, e quajti konceptin e martesës “një gjë e kohëve të lashta”. “Une nuk e di. Duket si një gjë e kohëve të lashta apo diçka tjetër. Mendoj se do vij dita që do martohem”, tha ai. “Por, nuk e di, nuk mendoj se mund t’i ofroj dikujt atë që do të kërkonin. Vetëm konsistencë. Mendoj se jeta ime, puna ime është prioriteti im.”

Drake, i cili ka qenë  i lidhur me shumë personazhe të famshëm, duke përfshirë Rashida Jones, Tyra Banks, SZA, Julia Fox dhe Rihanna, tha se nuk mund ta shohë veten duke u martuar me një koleg të famshëm. “Unë ndoshta nuk do të përfundoj duke u martuar me dikë të famshëm,” u shpreh artisti. “Njerëzit e famshëm në të vërtetë nuk janë aq intrigues.”


Dhe kur u pyet se çfarë cilësish kërkon tek një vajzë, reperi tregoi: “Më pëlqen dikush që  nuk janë thjesht si një kopje karboni, si një person që e kam parë shumë herë gjatë gjithë ekzistencës sime. Më pëlqen dikush me sens humori, e dini? Më pëlqen – nuk e di, si, cosplay.”

Ndërsa ai nuk ka qenë kurrë i fejuar, reperi  mirëpriti djalin e tij Adonis, 6 vjeç, në vitin 2017, me artisten franceze, Sophie Brussaux.Pasi Pusha T pretendoi se Drake fshehurazi kishte një fëmijë me Brussaux, ai konfirmoi lajmin në albumin e tij të vitit 2018 “Scorpion”./

#Drake #Arsyeja #pse #nuk #dua #të #martohem

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button