Aktualitet

Euro mund të shkelë “vijën e fundit të kuqe”, eksperti: Do arrijë në 90-95 lekë

Euro mund të shkelë “vijën e fundit të kuqe” në tregun e këmbimit valutor. Pasi e mbylli javën “me të kuqe” duke u shkëmbyer për vetëm 100.49 lekë, valuta evropiane për ekspertë të fushës mund të zhvlerësohet më tej, poshtë nivelit të 100 lekëve.

“Besoj se me gushtin dhe shtatorin do të vijojmë me të njëjtin trend dhe ndoshta do të kemi një kurs këmbimi 90 apo 95 lekë.”

Igli Tola, ekspert ekonomie

Zhvlerësimi me ritme i shpejta i euros, duke prekur nivelet më të ulëta historike ndërkohë po tregon përherë edhe më qartë mosfunksionimin e politikës së deeuroizimit të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017.

“Mendoj se nuk është faji i deeurozimit më shumë se sa struktura ekonomike e vendit e cila lejon qarkullimin e flukseve të parasë nga burime informale.”

Igli Tola, ekspert ekonomie

Sipas një studimi të Bankës së Austrisë, Shqipëria është i vetmi vend në Rajon, monedha e së cilës po forcohet në raport me euron. Sondazhi tregoi se besimi ndaj monedhave vendase në rajon ka rënë përveçse në Shqipëri.

“Studimi i kryer pas nisjes së luftës në Ukrainë tregon se euro është forcuar karshi të gjitha monedhave të tjera, veç lekut. Kjo është për t’u shqetësuar pasi konfirmon paranë informale.”

Igli Tola, ekspert ekonomie

Kursi i këmbimit euro-lek ka rënë me 14 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 12 për qind që nga fillimi i vitit.

/f.stafa

#Euro #mund #të #shkelë #vijën #fundit #të #kuqe #eksperti #arrijë #në #lekë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button