Moti i keq godet Serbinë/ Humbin jetë 2 persona, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 6 qytete

Moti i keq, me stuhi të dhunshme, ka përfshirë Serbinë, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, mes të cilëve edhe një i mitur 12 vjeç. Sipas mediave serbe, një grua ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që u shkaktua pasi një rrufe goditi një pemë që ndodhej afër shtëpisë së saj.
Në qytetin Backa Palanka, një burrë humbi jetën për shkak të goditjes nga rrufeja.
Gjendja e jashtëzakonshme është aktualisht në fuqi në 6 vende, Novi Sad, Sremska, Mitrovicë, Shid, Ruma, Irg dhe Seçnje.
Në Novi Sad, era e fortë shkuli një numër të madh pemësh në parqet e qytetit, ndërsa qytetarëve i është bërë thirrje që të qëndrojnë në shtëpi.
Në Serbinë perëndimore, Shumadi dhe Pomoravlje është në fuqi alarmi i kuq, për shkak të mundësisë që të goditet në orët në vijim nga stuhi të forta.
/f.stafa
#Moti #keq #godet #Serbinë #Humbin #jetë #persona #shpallet #gjendja #jashtëzakonshme #në #qytete