Tragjedia në Gramsh/ Polumbarët nisin kërkimet për gjetjen e trupave

Të mbyturit në liqenin e Banjës janë nga familja Zogu nga fshati Cingar i Poshtëm në Gramsh. Arben Zogu, 46 vjeç është mbytur bashkë me dy djemtë e tij të mitur Rubensin 19 vjeç dhe Estin 14 vjeç si dhe kushëririn e tyre Melis Zogu, vetëm 20-vjeç. Polumbarët kanë nisur kërkimet në orët e vona të natës për gjetjen e trupave.
Alarmin për mbytjen e tyre e dhanë familjarët, të cilët njoftuan policinë, duke thënë se 4 anëtarët e familjes Zogu janë futur në liqen për t’u larë dhe nuk kanë dalë më që aty.
Gjithçka që u gjet në breg të liqenit, ishin dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit! Trupat e tyre janë ende në ujë, ndërsa forcat palombarë të Reneas janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrje e viktimave.
Gramsh/informacion paraprak
Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:
Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.
Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.
Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
#Tragjedia #në #Gramsh #Polumbarët #nisin #kërkimet #për #gjetjen #trupave
Lapsi