Aktualitet
Gjenden 4 trupat e mbytur në lumin e Gramshit

4 trupat e mbytur në liqenin e Gramshit janë gjetur mbrëmjen e së premtes.
Ngjarja tragjike ku humbën jetën babai dhe dy djemtë e tij, njëri prej tyre i mitur, si dhe kushëriri i tyre ndodhi rreth orës 19:00 të së premtes.
Babai Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben Zogu dhe 14-vjeçari E. Zogu janë 3 nga viktimat. Nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç është mbytur gjithashtu.
#Gjenden #trupat #mbyturnë #lumin #Gramshit