Aktualitet

“Pse Trump nuk e mori me vete në Shtëpinë e Bardhë?!”/ Kokalari: nuk pati ndikim në fitoren e Trump! Ja si po mashtron Berisha për LaCivita

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha që ka cilësuar Chris LaCivitën si “arkitektin e fitores së Presidentit Trump”.

Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari hedh poshtë këto pretendime duke theksuar se LaCivita nuk kishte një rol të rëndësishëm në fushatën e Trump dhe se fitorja e këtij të fundit nuk lidhet me të.

“Sali Berisha dhe Syri gënjejnë kur thonë se Chris LaCivita është arkitekti i fitores së Presidentit Trump. Trump fitoi edhe në vitin 2020, kur LaCivita nuk ishte askund në fushatë. Në 2020 ka pasur manipulime votash, dhe kjo tashmë po hetohet nga Departamenti i Drejtësisë, por fitorja erdhi sepse demokratëve nuk ua mbante të bënin luftë me Elon Musk dhe nuk vodhën votat siç bënë në 2020!”, tha Kokalari.


Ajo shton se kontributi i LaCivitës në fushatë ka qenë “minimal”, dhe se një pjesë e stafit aktual të Shtëpisë së Bardhë ka pasur ndikim më të madh se ai.

“E vetmja pyetje sot duhet të jetë: pse LaCivita ishte një nga dy personat e këtij grupi që Trump nuk i mori me vete në Shtëpinë e Bardhë?”, shkruan Kokalari.

Sipas saj, personi i dytë i përjashtuar nga ekipi i Trump dyshohej për përdorim të kokainës.

“Këtë e njoh personalisht dhe për të dy këta, detajet më vijnë nga ata që sot janë me Trump në Shtëpinë e Bardhë”, përfundon ajo.

Deklaratat e Kokalari vijnë në një moment kur ka nisur një përplasje e re narrative mes kampit të Berishës dhe figurave konservatore shqiptaro-amerikane lidhur me zhvillimet brenda Partisë Republikane në SHBA dhe ndikimin që shqiptarët pretendojnë të kenë pas fitores së Trump.

#Pse #Trump #nuk #mori #vete #në #Shtëpinë #Bardhë #Kokalari #nuk #pati #ndikim #në #fitoren #Trump #mashtron #Berisha #për #LaCivita
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button