Votuesi i parë nga diaspora mori sot fletën e votimit, reagon Rama: Ne mbajtëm fjalën, tani u takon shqiptarëve të ngjisin flamurin tone në BE

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale se vota e diasporës është bërë realitet.
Në orët e para të mëngjesit, një qytetar shqiptar me banim në Erlangen, Gjermani, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit, duke u bërë simboli i parë i një epoke të re për pjesëmarrjen demokratike të shqiptarëve jashtë vendit.
Sipas Ramës, ky është një moment historik që forcon demokracinë dhe përforcon përpjekjet e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
VOTA E DIASPORËS KA HYRË PËRFUNDIMISHT NË JETËN TONË DEMOKRATIKE
Sot, në orën 07:15, zgjedhësi parë nga jashtë vendit, me vendbanim në Erlangen, Gjermani, votues në qarkun Dibër, ka marrë në shtëpi zarfin me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve!
NE E MBAJTËM FJALËN, TANI U TAKON SHQIPTARËVE TA PËRDORIN VOTËN E TYRE
Vota e shqiptarëve të Europës dhe botës në këto zgjedhje është historike jo vetëm në vetvete, po edhe sepse peshon sa vetë mundësia historike për ta bërë Shqipërinë tonë anëtare të Bashkimit Europian, duke mbyllur negociatat me BE-në brenda 2027
VOTO 5
mu në mes të fletës së votimit ku është kolona #PartiaSocialiste #EdiRama dhe jepe edhe ti dorën tënde për ta ngjitur flamurin më të bukur në botë në majën ku gjendet Shtëpia e Europës së Bashkuar️i
#Votuesi #parë #nga #diaspora #mori #sot #fletën #votimit #reagon #Rama #mbajtëm #fjalën #tani #takon #shqiptarëve #të #ngjisin #flamurin #tone #në
Java News