Aktualitet

Komisioni Europian propozon planin gjithëpërfshirës, 1.6 miliard euro për rimëkëmbjen e Gazës

Bashkimi Evropian ka njoftuar një program gjithëpërfshirës prej 1.6 miliardë euro për periudhën 2025–2027 për të mbështetur Gazën. Lajmi u bë i ditur nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaia Kalas, pas një takimi në Luksemburg.

Programi fokusohet në tre shtylla: forcimin e institucioneve palestineze, rindërtimin e rajoneve të prekura nga konflikti dhe zhvillimin e sektorit privat. Mbështetja do të kushtëzohet me përparimin në reforma si qëndrueshmëria fiskale dhe qeverisja demokratike.

Një pjesë prej 82 milionë euro në vit do t’i jepet UNRUA-s për shërbime humanitare për refugjatët palestinezë. Përmes Bankës Evropiane të Investimeve, BE synon të rrisë aksesin në financim për bizneset lokale.


Do të krijohet edhe një platformë donatorësh për koordinimin e ndihmës dhe reformave. Sipas Kalas, ky është një hap konkret për të mbështetur popullin palestinez dhe për të nxitur paqen dhe zhvillimin.

#Komisioni #Europian #propozon #planin #gjithëpërfshirës #miliard #euro #për #rimëkëmbjen #Gazës
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button