Sport

Manchester United regjistron sezonin më të keq në histori, vetëm 38 pikë

Manchester United vazhdon të thyejë rekorde… negative. Humbja e fundit ndaj Newcastle konfirmoi se sezoni aktual, është më i dobëti në historinë e “djajve”.

Skuadra e Ruben Amorim ka regjistruar 38 pikë, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë për tu luajtur.

Edhe sikur ekipi i United të fitojë të gjitha ndeshjet, maksimumi do të shkojnë deri në 56 pikë, dy më pak se në sezonin 2021-2022, që ishte edhe sezoni më i keq në histori.


Në atë kohë, Manchester United u rendit në vendin e gjashtë në Premier League, ndërsa aktualisht janë në vendin e 14-të dhe çdo shpresë për t’u kualifikuar në Europë nga kampionati, ka marrë fund.

#Manchester #United #regjistron #sezonin #më #të #keq #në #histori #vetëm #pikë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button