Aktualitet

Helmohen disa pushues në Shëngjin, dyshohet nga një lëndë kimike

Aksident, Korçë, Rrëshen

Në një hotel në Shëngjin ku po pushonin disa kosovarë, janë helmuar 9 persona nga një material kimik, shkruajnë mediat e Kosovës.

Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu ka thënë se mendohet se helmimi ka ardhur nga një dezinfektimi me një material kimik, teksa shtoi se kjo nuk ka ndodhur nga ushqimi apo nga uji i pijshëm. Ai bëri të ditur se janë 9 persona që janë dërguar në spitalin e Lezhës dhe jo 50 siç është njoftuar më parë.

Ndreu sqaroi se të gjithë personat që kanë kërkuar ndihmë mjekësore kanë marrë raportet mjekësore përmes një kartele ku pasqyrohet i gjithë trajtimi mjekësor, që sipas tij janë çështje protokolli, të ndryshme nga ato në Kosovë.


“Për të vërtetuar në gjurmët në gjak, për të përcaktuar mikroorganizma duhet minimalisht dy javë”, theksoi Ndreu.

#Helmohen #disa #pushues #në #Shëngjin #dyshohet #nga #një #lëndë #kimike

Lapsi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button