Aktualitet
Gjermani, i gjet i plagosur në rrugë, shqiptari humb jetën në spital

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në spital pasi u gjet i plagosur në rrugë mbrëmjen e 13 korrikut.
Ngjarja ka ndodhur në Eisenbahnstrasse në Leipzig, Gjermani. Disa persona pasi kanë parë trupin e viktimës të shtrirë në rrugë, lajmëruan policinë.
Sipas oficerëve thuhet se ka pasur një përleshje fizike. Ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Për të rënë në gjurmët e tyre, zona e Eisenbahnstrasse u mbyll përkohësisht gjatë natës.
#Gjermani #gjet #plagosur #në #rrugë #shqiptari #humb #jetën #në #spital
Java News