Aktualitet

Inceneratori i Tiranës, caktohet data për shpalljen e vendimit

Gjykata e Posaçme do të shpallë më 16 prill vendimin përfundimtar ndaj të akuzuarve për aferën e inceneratorit të Tiranës, raporton A2 CNN. Disa javë më parë, gjatë leximit të pretencës, SPAK kërkoi fajësi për të gjithë të pandehurit dhe dënime me burg për ta, mes të cilëve edhe ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Për këtë dosje, po gjykohen 10 persona, përfshirë ish-ministrin Lefter Koka, për të cilët SPAK në pretencën e 7 shkurtit kërkoi 26 vite burg në total. Për ish-ministrin u kërkuan 4 vite burgim.

Ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit Alqi Bllako, u dënua me 4 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do t’i duhet të vuajë 2 vjet e 8 muaj burgim. Përveç dënimit me burg gjykata dha edhe dënim plotësues, që Alqi Bllako të mos ushtrojë asnjë funksion publik për një periudhë 5-vjeçare.

#Inceneratori #Tiranës #caktohet #data #për #shpalljen #vendimit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button