Prezantohet skuadra e PL, Blushi: Shëndetësia falas, mashtrim. Qytetarët sot paguajnë më shtrenjtë për kurim e ilaçe

Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e skuadrës së Partisë së Lirisë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kandidati i PL në listën e mbyllur për qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, tha se një nga mashtrimet kriminale të qeverisë së Edi Ramës është “shëndetësia falas”.
Blushi tha se ky mashtrim i pabesë i ka kushtuar jo vetëm sistemit shëndetësor, por dhe qytetarëve, të cilët sot paguajnë 60 % më shtrenjtë ilaçet dhe trajtimin shëndetësor.
“PD-Aleanca për “Shqipërinë Madhështore” është votë për dyfishimin e pagave të mjekëve dhe infermierëve, rimbursim 50%-90% të ilaçeve dhe shtim të numrit të tyre. Ilaçet për sëmundjet tumorale do mbulohen nga shteti, onkologjiku do të shkëputet nga QSUT dhe do të krijohet Instituti i Tumoreve me buxhet të pavarur. Do ti jepet fund koncensioneve korruptive që zhvatin taksat si dhe do të shtohet buxheti për shëndetësinë nga 2.1% të PBB në 3% brenda mandatit të parë”, tha në fjalën e tij, Tedi Blushi.
#Prezantohet #skuadra #Blushi #Shëndetësia #falas #mashtrim #Qytetarët #sot #paguajnë #më #shtrenjtë #për #kurim #ilaçe
Java News