Aktualitet

Inter Miami një “mini Barcelonë”! Pas Messi-t dhe Busquets, u bashkohet dhe Jordi Alba

Mbrojtësi i Spanjës Jordi Alba do t’i bashkohet ish-bashkëlojtarëve të Barcelonës, Lionel Messi dhe Sergio Busquets në Inter Miami. Lajmi është konfirmuar nga presidenti i klubit Jorge Mas.

Mas tha se mbrojtësi 34-vjeçar ka nënshkruar kontratën dhe duhet të jetë në dispozicion për t’u përballur me Atlantën të martën.

Alba, i cili u largua nga Barcelona në verë kur i skadoi kontrata, kaloi më shumë se 10 vjet me gjigantët spanjollë, duke shënuar 27 gola në 459 ndeshje. Ai i ndihmoi ata të fitonin 6 tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve në 2015.

Fituesi i Kupës së Botës të Argjentinës, Messi, 36 vjeç, dhe bashkëlojtari i Albës nga Spanja, Busquets, 35 vjeç, tashmë kanë kaluar në Ligën e Madhe të Futbollit të Shteteve të Bashkuara.

Messi dhe Busquets, të cilët kanë nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2025, u prezantuan para një turme prej rreth 20,000 tifozësh të Inter Miami në stadiumin DRV PNK të klubit të dielën, të rrethuar nga bashkëpronari dhe ish-kapiteni i Anglisë, David Beckham.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, Messi u stërvit me shokët e tij të skuadrës në Miami për herë të parë të martën dhe pritet të debutojë të premten në një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Cruz Azul, të Mexico City.

/a.r

#Inter #Miami #një #mini #Barcelonë #Pas #Messit #dhe #Busquets #bashkohet #dhe #Jordi #Alba

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button