Aktualitet

Fluks pasagjerësh në portin e Durrësit, dyfishohen lundrimet me Italinë

Nga dita e nesërme dhe çdo fundjave ne vijim tragetet e linjave nga Durrësi drejt porteve italiane do të dyfishojnë lundrimet e tyre, me qëllim përballimin e fluksit të udhëtarëve, aktualisht të përqendruar në hyrje të vendit tonë.

Kapiteni i Portit të Durrësit, Tauland Allka, ka bërë të ditur planin e masave shtesë që do të aplikohet për përballimin e pikut veror.

Sipas tij, 32 sportele do të jenë në funksion të përpunimit të udhëtarëve dhe mjeteve të tyre me qëllim përballimin e fluskit të hyrje-daljeve përgjatë këtij sezoni veror.

/a.r

#Fluks #pasagjerësh #në #portin #Durrësit #dyfishohen #lundrimet #Italinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button